0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Kutinjo e refuzoi Interin dhe PSZH-në, mendon vetëm për kthimin në Angli

Filipe Kutinjo shpreson se do të rikthehet në Ligën e parë angleze në sezonin e ardhshëm. Sipas Mundo Deportivo mesfushori 27-vjeçar në pronësi të Barcelonës, i cili luan në huazim në Baern Munih tashmë ka refuzuar ofertë për t'u rikthyer në Inter dhe për të kaluar në kampionin francez, Paris Sen Zhermen.

Munih, 27 mars 2020 (MIA) – Filipe Kutinjo shpreson se do të rikthehet në Ligën e parë angleze në sezonin e ardhshëm. Sipas Mundo Deportivo mesfushori 27-vjeçar në pronësi të Barcelonës, i cili luan në huazim në Baern Munih tashmë ka refuzuar ofertë për t’u rikthyer në Inter dhe për të kaluar në kampionin francez, Paris Sen Zhermen.

Kutinjo ka luajtur në Angli mes viteve 2013 dhe 2017 kur e mbante fanellën e Liverpullit. Në fillim të vitit 2018, ai u transferua në Barcelonë për shumë prej 158 milionë euro.

Baerni që është tani shtëpi për brazilianin, ka mundësinë që ta blejë atë për 120 milion euro, por është pothuajse e sigurt që kjo nuk do të ndodhë.

Sipas “Mundo Deportivo”, Totenhemi është ekipi i cili më së shumti interesohet për shërbimet e Kutinjos. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close