0_Sport,PortalFutboll

Kutinjo dëshiron të mbetet në Baern

 Lojtari nga rradhët e mesme të Barcelonës, Filipe Kutinjo, i cili është në hua për Baernin, dëshiron të mbetet në klubin e Munihut.

Munih, 2 dhjetor 2019 (MIA) – Lojtari nga rradhët e mesme të Barcelonës, Filipe Kutinjo, i cili është në hua për Baernin, dëshiron të mbetet në klubin e Munihut.

Bavarezët e huazuan  brazilianin 27 vjeçar nga Barcelona verën e kaluar. Baern ka opsion ta blejë marrëveshjen e futbollistit për 120 milion euro.

“Ndjehem shumë mirë këtu. Planifikoj  të qëndroj këtu të paktën një vit. Jam i fokusuar në qëndrimin tim këtu. Nëse gjithçka shkon mirë,  do të dëshiroja të mbetem në Baern”, deklaroi Kutinjo.

Këtë sezonë braziliani ka luajtur 18 ndeshje,  ka dhënë tre gola dhe pesë asistime. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close