E përzgjedhur

Kush janë donatorët më të mëdhenj amerikanë

Revista amerikane “Forbs” investigoi se kush janë donatorët më të mëdhenj amerikanë, duke marrë parasysh të dhënat për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018.

27 janar 2020

BIZZLife, Beograd

Revista amerikane “Forbs” investigoi se kush janë donatorët më të mëdhenj amerikanë, duke marrë parasysh të dhënat për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018.

“Forbs” thekson se ata llogaritën vetëm paratë që kanë marrë konsumatorët finalë dhe jo ato që ishin premtuar.

Revista amerikane bëri një listë të 25 donatorëve më të mëdhenj dhe këtu janë pesë të parët.

Uoren Bafet

Filantropi dhe donatori më i madh amerikan është investitori Uoren Bafet, i cili në vetëm pesë vjet dhuroi deri në 14.7 miliardë dollarë. Pasuria e tij vlerësohet aktualisht në 90 miliardë dollarë.

Nëse marrim të dhënat nga viti 2006 e deri më sot, ai deri më tani ka dhuruar një total prej 34 miliardë dollarësh përmes aksioneve të kompanisë së tij “Berkshir Hatauej”.

Bill dhe Melinda Gates

Të dytët në listën e donatorëve më të mëdhenj janë Bill dhe Melinda Gejts, të cilët dhuruan 9.9 miliardë dollarë në pesë vjet. Pasuria e tyre vlerësohet aktualisht në 109.6 miliardë dollarë.

Ata menaxhojnë fondacionin më të madh humanitar, i cili ka 46.8 miliardë dollarë në para dhe mjete nën menaxhim

Organizata jofitimprurëse është fokusuar në luftimin e varfërisë globale, në zhvillimin ekonomik, të shëndetësisë, të edukimit dhe që nga formimi i saj në vitin 1994, përmes granteve ka donacione totale prej 50.1 miliardë dollarësh.

Më tepër mjete ka dhënë “Fondacionin Bill dhe Melinda Gejts”. Fondacioni është i përkushtuar në luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e shëndetit në vendet në zhvillim.

Bill Gejts ndihmon gjithashtu në arsim, në drejtësinë sociale dhe në të drejtat e grave, përmes fondacionit të drejtuar nga fëmijët e tij.

Xhorxh Sorros

Donatori i tretë më i madh është Xhorxh Sorros, i cili është i orientuar kryesisht në zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e njeriut. Për këto qëllime, ai ka shpenzuar 3.1 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të fundit, dhe pasuria e tij totale vlerësohet në 8.3 miliardë dollarë.

 

Hungarezi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, është i njohur për Fondacionin e tij të Shoqërisë së Hapur, i cili është veçanërisht i pranishëm në Evropën Lindore dhe atë Juglindore.

Fondacioni në përgjithësi mbështet projektet për të drejtat e njeriut, reformat në sistemin gjyqësor, liritë e mediave dhe nismat për të drejtat e njeriut.

 

 

Majk Blumberg

Donatori i katërt më i madh amerikan është Majk Blumberg, i cili është i përqendruar në ndryshimin e klimës dhe kujdesin shëndetësor, duke shpenzuar 3 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të fundit

 

 

 

 

 

 

Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut dhe kandidat aktual presidencial është veçanërisht i interesuar për kontrollin e armëve, shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës.

Fondacioni i tij “Blumberg filantropis” ka shpenzuar më shumë se një miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit për të frenuar përdorimin e cigareve.

Familja Ualton

Donatori i pestë më i madh në listë janë anëtarët e familjes Ualton. Ata investojnë në arsim dhe në mbrojtjen e mjedisit, ndërsa në pesë vjet ata kanë dhënë 2.3 miliardë dollarë. Por kjo është vetëm një pjesë e shumës të jashtëzakonshme prej 181.4 miliardë dollarësh, aq se peshon kjo familje, ndër më të pasurat në botë.

Familja Ualton zotëron zinxhirin më të madh tregtar në botë “Ualtmart”. mp/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close