BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kurti u bën thirrje subjekteve politike të Kosovës ta kundërshtojnë ndërmjetësin amerikan Grenell

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe shtetërorë të Kosovës që ta kundërshtojnë të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Tramp për dialogun me Serbinë, ambasadorin Riçard Grenell, në mënyrë që ai të zëvendësohet me përfaqësues i cili do të ofrojë zgjidhje më të mira për kontestet në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Prishtinë, 21 gusht 2020 (MIA) – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe shtetërorë të Kosovës që ta kundërshtojnë të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Tramp për dialogun me Serbinë, ambasadorin Riçard Grenell, në mënyrë që ai të zëvendësohet me përfaqësues i cili do të ofrojë zgjidhje më të mira për kontestet në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, lideri i opozitës më të madhe në Kosovë, Albin Kurti, nëpërmjet njoftimit në Fejsbuk, rikujtoi se kundërshtimi i faktorëve të Kosovës në vitin 1998 ndaj të dërguarit të atëhershëm të SHBA-së, Robert Gelbrajt, i cili e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”, rezultoi me zëvendësimin e tij dhe emërimin e Riçard Hollbrukut në vendin e tij.

Veprimi i këtillë i subjekteve politike të atëhershme në Kosovë, thotë lideri i opozitës më të madhe të Kosovës dhe deri më parë kryeministër, ishte e dobishme për Kosovën dhe prandaj, sipas tij,  “Riçard Grenell të zëvendësohet me një Riçard Hollbruk të ri”.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në vitin 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Hollbruk, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Riçard Grenell të zëvendësohet me një Riçard Hollbruk të ri”, porosit Kurti.

Takim i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është caktuar për me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Portali prishtinas “Gazeta Ekspres”, duke u thirrur në burime diplomatike të paemëruara, tha se ishte e mundur që mbledhja e thirrur nga Grenell të shtyhej për dy ditë në mënyrë që të marrë pjesë presidenti i SHBA-së Donald Tramp. bs/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close