BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kurti nuk e pranoi vendimin e Gjykatës kushtetuese të Kosovës për dekretin e Thaçit

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Albin Kurti e vlerësoi si të papranueshëm vendimin e Gjykatës kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e presidentit të shtetit për t'ia ndarë mandatin e kryeministrit një partie tjetër përveç asaj e cila ka fituar në zgjedhjet parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 maj 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Albin Kurti e vlerësoi si të papranueshëm vendimin e Gjykatës kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e presidentit të shtetit për t’ia ndarë mandatin e kryeministrit një partie tjetër përveç asaj e cila ka fituar në zgjedhjet parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një koment në faqen e tij në Fejsbuk, Kurti thotë se vendimi është “përtej çdo imagjinate në çdo nivel” dhe paralajmëroi se për hapat e ardhshme politike të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV), qytetarët do të njoftohen në ditët në vijim.

“Nuk kemi pasur shumë shpresa për vendimin e Gjykatës kushtetuese, por ky vendim është përtej çdo imagjinate në çdo nivel (logjik dhe juridik)”, ka shënuar Kurti.

“Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë. Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë”, ka shënuar Kurti.

Sipas tij, në disa raste në vendimin e publikuar gjatë natës së mbrëmshme Gjykata “në vend me interpretim, është marrë me shënimin e Kushtetutës”.

Ai thotë se do të bëhet analizë e detajuar nga ana e këshilltarëve të tij juridikë pasi do ta marrin vendimin e Gjykatës.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka thënë Kurti. fb/ia/

Таг
Back to top button
Close
Close