EvropëEvropë.Portal

Kurc: Para nesh është edhe një valë – kufizimesh të reja

Kancelari austriak Sebastian Kurc theksoi sot se Austria është në fillim të valës së dytë të epidemisë së koronavirusit, për shkak të së cilës Qeveria ka marrë vendim që të vendosë masa shtesë, të cilat do të zbatohen nga e hëna në të gjithë Austrinë.

Vjenë, 17 shtator 2020 (MIA) – Kancelari austriak Sebastian Kurc theksoi sot se Austria është në fillim të valës së dytë të epidemisë së koronavirusit, për shkak të së cilës Qeveria ka marrë vendim që të vendosë masa shtesë, të cilat do të zbatohen nga e hëna në të gjithë Austrinë.

“Po përballemi me një rritje eksponenciale. Tani duhet të reagojmë dhe të parandalojmë ndërprerjen e jetës ekonomike dhe shoqërore dhe t’i zbusim pasojat negative për ekonominë. Numri në rritje i të infektuarve të rinj çon drejt paralajmërimeve për udhëtime, e kjo është e keqe për zhvillimin ekonomik, pasi gastronomia, turizmi, tregtia dhe industri të tjera janë veçanërisht të prekura”, tha Kurc në një konferencë për shtyp.

Ai tha se bazuar në përvojën, është vërtetuar se deri në infeksioni arrihet në ambiente të mbyllura, veçanërisht gjatë kontakteve private, gjegjësisht në festime private të çdo lloji.

Kjo është arsyeja pse Qeveria austriake, siç njoftoi, ka vendosur të prezantojë tre masa konkrete të reja, të cilat do të fillojnë të zbatohen nga e hëna në mesnatë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close