0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.Portal

Kurc në hapjen e konferencës në Budva e uron Maqedoninë për vendimin për implementimin e Marrëveshjes së Prespës

 E uroj Maqedoninë për vendimin historik të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka dërgoi sinjal të inkurajimit  jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin, tha sot kancelari austriak Sebastijan Kurc i cili së bashku me presidentin malazez Millo Gjukanoviq e hapi konferencën 

Shkup, 25 tetor 2018 (MIA) – E uroj Maqedoninë për vendimin historik të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka dërgoi sinjal të inkurajimit  jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin, tha sot kancelari austriak Sebastijan Kurc i cili së bashku me presidentin malazez Millo Gjukanoviq e hapi konferencën  “Ballkani dhe BE-ja – Cikli pesëvjeçar i procesit berlinas”, që mbahet në Budva.

Në konferencë morën pjesë  delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ndërsa në të edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Angjushev, siç kumtoi Kabineti i tij, do të marrë pjesë në panelin “Perspektiva ekonomike dhe evropiane e Ballkanit”, dhe do të debatojë  me përfaqësuesit  tjerë të shquar politik nga vendet e rajonit. Bekteshi, sërish, nesër do të marrë pjesë në panelin “Bashkëpunimi rajonal si segment i integrimeve evropiane: ekonomia-gjenerator i zhvillimit të tërësishëm”, së bashku me ministrat tjerë ekonomik nga rajoni.

Kancelari Kurc në fjalimin e tij  u kthye  në aspektet e ndryshme të cilat ndikojnë  në stabilitetin  më të madh ekonomik dhe të sigurisë në rajon. Theksoi se rajoni sot  me guxim hapëron përpara me proceset reformuese dhe bëhet faktor kredibil për tërë BE-në.

Në suaza të Konferencës, anëtarët e delegacionit qeveritar do të realizojnë edhe takime bilaterale me liderët politik dhe të biznesit nga rajoni. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close