0_Web_AktualeEvropëEvropë.Portal

Kurc dhe Rute shfaqën shpresën për progres në samitin e BE-së

Kancelari austriak Sebastian Kurc deklaroi sot në mëngjes se bisedat për samitin e BE-së në Bruksel janë të vështira, por është i kënaqur nga progresi.

Bruksel, 20 korrik 2020 (MIA) – Kancelari austriak Sebastian Kurc deklaroi sot në mëngjes se bisedat për samitin e BE-së në Bruksel janë të vështira, por është i kënaqur nga progresi.

“Negociatat e vështira përfunduan dhe mund të jemi të kënaqur nga rezultati. Vazhdojmë pasdite”, ka shkruar Kurc në Tuiter pas samitit maratonik.

Kryeministri holandez Mark Rute, gjithashtu tha se liderët e BE-së kanë arritur progres drejtë arritjes së marrëveshjes rreth planit për rikuperimin e ekonomisë, por përfundoi se negociatat mund të përfundojnë pa sukses.

“Mbrëmë nuk dukeshin mirë, megjithatë ndjej se në tërësi kemi progres” deklaroi Rute para gazetareve në Bruksel.

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i vazhduan bisedat maratonike dhe pas mesnate në Bruksel në tentim të arrijnë marrëveshje për pakon e rikuperimit ekonomik të Unionit nga pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close