EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kurc: Arritëm rezultat të mirë për BE-në dhe Austrinë

Kancelari austriak, Sebastian Kurc është i kënaqur nga epilogu i Samitit të BE-së për buxhetin disavjeçar të Unionit dhe fondit për ripërtëritje nga kriza me koronavirusin, që ai e vlerëson si rezultat të mirë për BE-në dhe Austrinë.

Vjenë, 21 korrik 2020 (MIA) – Kancelari austriak, Sebastian Kurc është i kënaqur nga epilogu i Samitit të BE-së për buxhetin disavjeçar të Unionit dhe fondit për ripërtëritje nga kriza me koronavirusin, që ai e vlerëson si rezultat të mirë për BE-në dhe Austrinë.

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga përmbajtja e marrëveshjes. Arritëm rezultat të mirë për BE-në dhe rezultat të mirë për Austrinë”, theksoi Kurc.

Ai shtoi se është arritur marrëveshje për kornizën financiare edhe për “reagimin adekuat ndaj krizës me koronavirusin”.

Austria dhe “vendet kursimtare” (Holanda, Suedia dhe Danimarka) erdhën në konflikt me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron, të cilët kërkonin më shumë para, pa kushte, për vendet anëtare të cilat janë të goditura rëndë nga kriza aktuale.

Kurc thotë se bashkëpunimi i fuqishëm i “shteteve kursimtare” çoi deri te përmbushja e kërkesave të tyre të shumta.

SI shembull, Kurc i ceki ridimensionimin e buxhetit të BE-së në raport me projektin e parë, investimet në të ardhmen dhe fondin e përkohshëm të kufizuar për ripërtëritje.

Ai theksoi se është arritur marrëveshje që fondi të jetë vetëm instrument i njëfishtë, ndërkaq jo fillim i një detyrimi të përbashkët apoi union detyrues.

Kurc sqaroi se është arritur marrëveshje që mjetet nga Fondi fillimisht të shfrytëzohen për investime në mbrojtjen e mjedisit jetësor, digjitalizim dhe reforma.

“Është siguruar edhe kontroll ndaj shfrytëzimit të mjeteve pas shumë mekanizmave të fuqishëm. Në rast të dyshimit për përdorim të parregullt, pagesat menjëherë mund të ndërpriten”, tha Kurc.

Ai u lavdërua edhe me “zbritjen” që e mori Austria, përkatësisht u rrit nga 137 milionë në 565 milionë në vit.

“Përfundimisht, marrëveshja e arritur është pako me të cilën mund të jemi mjaft të kënaqur në Austri”, tha Kurc.

Liderët e BE-së, pas negociatave disaditore maratonike, sot herët në mëngjes arritën marrëveshjen për buxhetin e përbashkët disavjeçar dhe fondin për rikuperim.

Shuma e përgjithshme e pakos për rikuperim është 1.824 miliardë euro, prej të cilave 1.074 miliardë janë në suaza të buxhetit të përbashkët për periudhën 2021 – 2027.

Fondi për rikuperim të BE-së është 750 miliardë euro, ndërkaq përbëhet nga 390 miliardë ndihmë të pakthyeshme dhe 360 miliardë kredi.

Ky fond do të financohet me detyrim të përbashkët të BE-së në tregjet botërore të kapitalit, ndërsa afati i pagesës së kredisë është fundi i vitit 2058. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close