0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Kur dhe pse OBSH-ja shpall gjendje të jashtëzakonshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendje të jashtëzakonshme të rrezikshme për shëndetin publik në nivel ndërkombëtare kur ekziston "rast i jashtëzakonshëm" i cili paraqet rrezik për shëndetin publik për vendet tjera, përmes zgjerimit të sëmundjes në nivel global, ndërsa tani një vendim të tillë është sjell për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Gjenevë, 31 janar 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendje të jashtëzakonshme të rrezikshme për shëndetin publik në nivel ndërkombëtare kur ekziston “rast i jashtëzakonshëm” i cili paraqet rrezik për shëndetin publik për vendet tjera, përmes zgjerimit të sëmundjes në nivel global, ndërsa tani një vendim të tillë është sjell për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në kumtesën e djeshme të publikuar në ueb-faqen e OBSH-së, Komiteti për situata të jashtëzakonshme të OBSH-së paralajmëroi se deri në zgjerimin e mëtutjeshëm të rasteve të koronavirusit mund të vijë në cilin do vend.

Sipas rregullativave shëndetësore ndërkombëtare nga viti 2005, shtetet kanë obligim ligjor menjëherë të përgjigjen në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të rrezikshëm për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar.

Gjendje të jashtëzakonshme shpallet për shkak të rastit të jashtëzakonshëm i cili potencialisht kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtarisht në rast të situatës “serioze, të pazbuluar, të pazakonshme ose të papritur”, e cila ka pasoja për shëndetin publik jashtë kufijve të vendit të prekur dhe mund të kërkojnë aksion urgjent ndërkombëtar.

OBSH-ja deri më tani ka shpallur gjendje të tillë pesë herë dhe dje për të gjashtën herë për shkak të koronavirusit të ri.

OBSH-ja për herë të parë vendosi për këtë hap në vitin 2009 kur virusi H1N1, i njohur si “gripi i derrave” u përhap nëpër borë dhe nga ai e humbën jetën 200.000 njerëz, dhe kështu gjendja e jashtëzakonshme u shpall që të sigurohet bota me kujdes ta ndjekë përhapjen e virusit dhe të reagojë, mes tjerash edhe me vaksina.

Edhe pse bota në vitin 2012 ishte më afër se kurdoherë deri tek çrrënjosja e rasteve të të sëmurëve nga paraliza e fëmijëve, numri i të prekurve u rrit në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 u shpall gjendje e jashtëzakonshme nga frika se lufta kundër sëmundjes në nivel global mund të përballet me pengesë të madhe.

OBSH-ja shpalli gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të virusit Zika në vitin 2016, pasi sëmundja shpejt u përhap nëpër kontinentin amerikan. Bëhet fjalë për virus që mund të jetë i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe situatë e jashtëzakonshme u shpall që të nxiten hetime urgjente.

OBSH-ja për shkak të ebolës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vitin 2014 dhe 2019. Për herë të parë në fuqi nga muaji gusht i vitit 2014 deri në mars të vitit 2016, pasi u regjistruan 30.000 raste të të infektuarve, me 11.000 të vdekur në pjesën perëndimore të Afrikës, ndërsa situata e dytë u shpall vitin e kaluar pas përhapjes së sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos, përkujton Bi-Bi-Si.

Shpalljen e gjendjeve të jashtëzakonshme shëndetësore e publikon Komiteti për situata të jashtëzakonshme të OBSH-së, i cili është i përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët punojnë në harmonizim me rregullativat shëndetësore ndërkombëtare nga viti 2005.

Për shkak të kësaj, Komiteti u rekomandoi të gjitha shteteve të jenë të gatshëm për luftë kundër virusit, që, siç theksoi, përfshin mbikëqyrje aktive, zbulim të hershëm, izolim, menaxhim me rastet, ndjekje të kontakteve, parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të virusit, si dhe ndarje të të dhënave me OBSH-në.

Në rekomandimet e tyre deri tek bashkësia globale, Komiteti përkujton se bëhet fjalë për koronavirus të ri dhe se paraprakisht është treguar se raste të ngjashme të koronavirusit kërkojnë përpjekje të konsiderueshme që të mundësohet këmbim i rregullt i informacioneve dhe hulumtimeve.

Ai prandaj i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të tregojë solidaritet dhe gatishmëri për bashkëpunim me qëllim që shtetet të ndihmohen mes vete në zbulimin e burimit të virusit të ri, potencialit të tij të plotë për bartje nga njeriu në njeri, si dhe të jenë të gatshëm për “import” potencial të rasteve të reja dhe të zbatojnë hulumtime për trajtimin e nevojshëm.

Komiteti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë mbështetje edhe për vendet e pazhvilluara dhe pak të zhvilluara që të mund të përgjigjen në këtë virus, si dhe ta lehtësojë qasjen deri tek diagnostifikimi, vaksinat dhe terapitë potenciale.

Komiteti e porositi Kinën të vazhdojë me zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për komunikim me rreziqet me qëllim që rregullisht ta informojë popullatën për evoluimin e epidemisë, masat për parandalim dhe mbrojtje, si dhe masat që ndërmerren për shuarjen e saj.

Komiteti i rekomandoi Kinës t’i përforcojë masat racionale të shëndetit publik me qëllim të luftës kundër epidemisë, të sigurojë rezistencë në sistemin shëndetësor dhe t’i mbrojë punëtorët shëndetësorë, ta përmirësojë mbikëqyrjen dhe zbulimin aktiv të rasteve nëpër tërë Kinën, të bashkëpunojë me OBSH-në dhe partnerët për zbatimin e hetimeve që të kuptohet epidemiologjia dhe zhvillimi i epidemisë dhe të konfirmohet cilat janë masat për parandalimin e tij.

Komiteti e përshëndeti udhëheqësinë dhe përkushtimin politik të niveleve më të larta të pushtetit në Kinë, përkushtimin e tyre të transparencës dhe përpjekjeve që i ndërmorën për zbatimin e hetimit dhe kontrollit të epidemisë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close