BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kuomo: Pefekti i Nju-Jorkut, Bill de Blasio dhe policia nuk e kanë kryer punën e tyre

Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endrju Kuomo deklaroi se policia e Nju-Jorkut "nuk e ka bërë punën e saj" sepse nuk arriti t'i parandalojnë grabitjet dhe aktivitetet e tjera kriminale gjatë protestës për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd.

Nju-Jork, 3 qershor 2020 (MIA) – Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endrju Kuomo deklaroi se policia e Nju-Jorkut “nuk e ka bërë punën e saj” sepse nuk arriti t’i parandalojnë grabitjet dhe aktivitetet e tjera kriminale gjatë protestës për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd.

Kuomo gjithashtu tha që prefekti demokrat i Nju-Jorkut, Bill de Blasio, nuk e kuptoi shkallën e protestës, me vrasjen e Flojdit të paarmatosur gjatë arrestimit të tij të dhunshëm në Minneapolis javën e kaluar.

Guvernatori tha se Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, i cili ka 38.000 oficerë policie, duhet të kishte sistemuar më shumë forca për të parandaluar plaçkitjen dhe vandalizmin, njoftojnë mediat amerikane.

“Nju-Jork dhe prefekti nuk e e kanë kryer punën e tyre. Mendoj se prefekti e nënvlerësuar shkallën e problemit”, shtoi ai.

Guvernatori demokrat Kuomo në një konferencë shtypi e kritikoi presidentin republikan Donald Tramp për, siç tha se ishte përgjigja e tij e dobët ndaj protestave në të gjithë vendin.

Kuomo deklaroi se Tramp e përdor pozicionin e tij për t’u përqendruar në vjedhjet e njerëzve, kështu që “ai nuk do të duhet të flasë për vrasjen e Xhorxh Flojd”. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close