BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kuomo: Edhe katër shtete të tjera federale në listën e karantinës së Nju-Jorkut 

Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo sot mori vendim edhe për katër shtete të tjera federale të hyjnë në listën e karantinës së Nju-Jorkut, për ta parandaluar përhapjen e Kovid-19 në vendin më të prekur nga epidemia.

Uashington, 14 korrik 2020 (MIA) – Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo sot mori vendim edhe për katër shtete të tjera federale të hyjnë në listën e karantinës së Nju-Jorkut, për ta parandaluar përhapjen e Kovid-19 në vendin më të prekur nga epidemia.

Në listën e karantinës së Nju-Jorkut janë shtuar Minesota, Meksika e Re, Ohajo dhe Viskonsin, kështu që tani udhëtarët nga gjithsej 22 shtete amerikane duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë para se të hyjnë në Nju-Jork.

Kuomo paralajmëroi se zvogëlimi i numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri në Nju-Jork mund të shndërrohet lehtësisht në një rritje të të infektuarve të rinj nga shtetet e tjera.

Është rritur kontrolli dhe mbikëqyrja e udhëtarëve që vijnë në Nju-Jork në aeroporte, trena dhe stacionet e autobusëve. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close