Partitë politike

Kumtesë e VMRO-DPMNE-së

Tortura e qytetarëve  nuk do të thotë se  LSDM ka strategji dhe masa kundër epidemisë. Maqedonia është njollë e zezë  në hartën e Kovid në Evropë.

Shkup, 6 qershor 2020

Tortura e qytetarëve  nuk do të thotë se  LSDM ka strategji dhe masa kundër epidemisë. Maqedonia është njollë e zezë  në hartën e Kovid në Evropë.

Zaev dhe Filipçe përmes torturës së qytetarëve duan të gënjejnë se janë të përkushtuar  dhe se ndërmarrin masa  për zbulim të korona virusit. Për to është e rrezikshme  nëse qytetarët bëjnë rekreim në Shkup ose shkojnë deri në market  sipas protokolleve,  por nuk është problem nëse të njëjtit e lëshojnë qytetin. Shifrat e të sëmurëve dhe të vdekurve e zbuluan paaftësinë e tyre.  Maqedonia është bindshëm shembulli më i keq  në luftën me pandeminë në Evropë.

Shifra e djeshme e rasteve të reja prej 180 është vetëm edhe një dëshmi për paaftësinë e kësaj qeverie.

Gjithsej 1009 raste aktive dhe 149 të vdekur,  flasin për një Qeveri të paaftë e cila kujdeset vetëm për interesat e saj.

Dëshmi për pakujdesinë e kësaj qeverie  është konferenca e djeshme për shtyp e Sllavjanka Petroskës.

Petrovska për nevojat e Zaevit ka mbajtur konferencë shtypi, edhe pse me Vendim të ISHP-së, siç publikuan mediat e njëjta është dërguar në  vetizolim shtëpiak.

Nëse Sllavjanka Petrovska kishte vendim për vetizolim, ajo e ka shkelur nenin. 2 fq. 2 të Dekretit të qeverisë për zbatim të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe ka bërë vepër penale  ndëshkuese me ligj.

Për LSDM-në e rëndësishme është vetëm pushteti, për atë e vënë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve.

VMRO-DPMNE është ndryshe  nga LSDM. Me LSDM-në fituam regjim hibrid, kriminel dhe varfëri.

Me respekt,

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

_______________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale

Back to top button
Close
Close