Partitë politike

Kumtesë e BDI-së për Ligjin e nëpunësve shtetëror dhe publik

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit dhe sektor publik që nga sot hyjnë në fuqindryshimet e ligjeve për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik të miratuara në Kuvend më 17 janar.

Shkup, 1 qershor 2020

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit dhe sektor publik që nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjeve për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik të miratuara në Kuvend më 17 janar.

Këto ndryshime mundësojnë: Njohjen e diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të sektorit publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer fakultet.
Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.
Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.

Avansim në vendet e punës nuk pengohet më nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune. Kjo hap rrugën për avansim meritor të shumë administratorëve.

Realizimi i këtij premtimi solli 100% përmbushje të programit të premtuar nga ana e BDI në zgjedhjet e vitit 2016.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

__________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Таг
Back to top button
Close
Close