0_Sport,PortalFutboll

Kuman: Të gjithë e dinë që Barcelona është klubi im i ëndrrave

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koman ka shprehur kënaqësinë për fillimin e bashkëpunimit me klubin katalan.

Barcelona, ​​19 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koman ka shprehur kënaqësinë për fillimin e bashkëpunimit me klubin katalonas.

“Të gjithë e dinë që Barcelona është klubi im i ëndrrave. Mundësia për të punuar në këtë klub më shkakton ndjenja të veçanta”, deklaroi Kuman.

Ai e komentoi edhe dorëheqjen e tij si trajner i Kombëtares holandeze.

“Për mua ishte nder të punoja me kombëtaren e Holandës. Për ato dy viteve e gjysmë jam përpjekur ta jap më të mirën për të pasur sukses me ekipin. Unë i shoh me krenari arritjet tona të përbashkëta. Kjo skuadër ka një të ardhme të shkëlqyeshme, jam i sigurt”, shtoi Kuman. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close