0_Sport,PortalFutboll

Kuman foli për borxhet e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, në një intervistë për Marka i komentoi borxhet e klubit katalonas në fund të vitit të kaluar.

Barcelonë, 27 janar 2021 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman në një intervistë për Marka i komentoi borxhet e klubit katalonas në fund të vitit të kaluar.

“Të gjitha klubet humbin para gjatë pandemisë së koronavirusit. Barcelona nuk është një përjashtim. Vuajmë nga mungesa e tifozëve, turistëve, ashtu që ka probleme të tilla. A ka probleme me pagat e lojtarëve? Nuk mund ta them këtë. Por, të gjithë jemi pajtuar me pagat më të ulëta dhe me këtë i ndihmuar klubit”, deklaroi Kuman.

Javën e kaluar u publikua raporti financiar i Barcelonës i cili flet për një borxh prej më shumë se një miliard euro. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close