0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Kuiz i diturisë për BE-në me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës

- Kuiz onlajn i studentëve për Bashkimin Evropian do të mbahet nesër në organizim të Lëvizjes Evropiane në vendin tonë, me rastin e 9 Majit - Ditës së Evropës.

Shkup, 9 maj 2020 (MIA) – Kuiz onlajn i studentëve për Bashkimin Evropian do të mbahet nesër në organizim të Lëvizjes Evropiane në vendin tonë, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Kuizi, që do të mbahet në orën 14 në platformën e internetit “Zum”, do të marrin pjesë 13 studentë të universiteteve në vend, ndërsa do të mund të ndiqet drejtpërdrejtë në faqen e Fejsbukut të Lëvizjes Evropiane (www.facebook.com/EuropeanMovementEMMK).

Për studentët të cilët do të tregojnë më së shumti njohuri në 30 pyetjet për Bashkimin Evropian, për shtetet anëtare, si dhe për procesin e anëtarësimit të vendit tonë drejtë Unionit, Lëvizja Evropiane e MV-së si organizatore siguroi shpërblime në të holla.

Siç bëri të ditur lëvizja Evropiane, me kuizin e studentëve rrumbullakohen aktivitetet për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës, që këtë vit realizohej përmes Fejsbukut me fushatë të përbashkët të lëvizjeve evropiane nga të gjitha shtetet evropiane nën moton “Bashkë për Evropën”.

Për dallim nga vitet paraprake theksi u vendos në aktivitetet masive, këtë vit fushata ishte drejtuar kah rrjetet sociale, me qëllim që në kushte të pandemisë në mënyrë elektronike të depërtojnë te numër sa më i madh i qytetarëve me bindje proevropiane dhe prodemokratike dhe gjatë kësaj të rritet vetëdija për vlerat evropiane.

Si pjesë e shënimit të Ditës së Evropës ishte organizuar garë studentore për fotografinë më të mirë në temën “Qyteti më i mirë evropian”, debat onlajn për shkëmbim të përvojave të studentëve përmes programit Erasmus plus, zgjedhjen e esesë më të mirë në temën “Bashkë për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, si dhe video konferencë në temën “Shoqëritë në kohën e krizave: shkaqet dhe pasojat” me pjesëmarrje të ekspertëve eminentë për procesin e integrimeve evropiane. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close