0_Maqedoni.PortalPolitikëUncategorized

KSHZ u shpall jokompetente për kërkesën e Çulevit, e udhëzoi në Komisionin ligjdhënës-juridik (PLT)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë njëzëri e hodhi poshtë si të palejueshme kërkesën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev dhe se ai nuk paraqet akt ose dokument i cili ka të bëjë me çështje juridike, financiare ose kuadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve. Kërkesa e Çulevit është që anëtarët e trupit më të lartë zgjedhor në shtet ta interpretojnë nenin 46 nga Ligji për Qeveri  dhe kompetenca.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë njëzëri e hodhi poshtë si të palejueshme kërkesën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev dhe se ai nuk paraqet akt ose dokument i cili ka të bëjë me çështje juridike, financiare ose kuadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve. Kërkesa e Çulevit është që anëtarët e trupit më të lartë zgjedhor në shtet ta interpretojnë nenin 46 nga Ligji për Qeveri  dhe kompetenca.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski në seancën konstatoi se janë të nevojshme konsultime nga ana e Qeverisë teknike me KSHZ-në dhe me të gjitha institucionet e ivolvuara dhe zbatimin e zgjedhjeve që të pastrohen disa dilema gjatë implementimit dhe zbatimit të dispozitave ligjore që të mos ketë situata të tilla, KSHZ-ja të vendos për cilën do qoftë çështje jashtë fushës së saj të punës dhe nga përfshirja e dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë veprimin e saj.

“Apeloj sa më shpejtë të mbajnë një takim të tillë konsultativ që të mos vijmë në një situatë të tillë”, ka thënë Derkovski.

KSHZ-ja e votoi vendimin që të gjitha furnizimet publike që do t’i bëjnë në të ardhmen të jenë në procedurë të hapur. Derkovski e elaboroi propozimin me faktin që puna e KSHZ-së të jetë sa më transparente. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close