0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

KSHZ kontrollon aplikimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 12 prillit

Pas kontrollit të aplikimeve të shtetasve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të dalë me informacion sa prej tyre janë pranuar dhe nëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill do të ketë votim të diasporës, dhe si do të zhvillohen duke e pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas aplikacionit për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga jashtë në ueb faqen e KSHZ-së për të votuar deri mbrëmë në mesnatë janë paraqitur 7.508.

Shkup, 12 mars 2020 (MIA) – Pas kontrollit të aplikimeve të shtetasve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të dalë me informacion sa prej tyre janë pranuar dhe nëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill do të ketë votim të diasporës, dhe si do të zhvillohen duke e pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas aplikacionit për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga jashtë në ueb faqen e KSHZ-së për të votuar deri mbrëmë në mesnatë janë paraqitur 7.508.

Informacioni zyrtar nga KSHZ-ja është se gjatë ditës dhe sonte akoma janë duke u kontrolluar.

Që të organizohen zgjedhje në diasporë duhen 6.540 paraqitje të vlefshme gjegjësisht aq sa në zgjedhjet e fundit ka fituar deputeti me më pak vota. Informacionet e fundit nga dje ishin se më shumë paraqitje ka pasur në Melburni, Venecia, Berlini, Berni dhe Toronto.  Venecia e cila gjendet në pjesën veriore të Italisë, është nën karantinë, ndërsa tani për tani nuk mund të supozohet çfarë do të ndodhë në qytetet e tjera evropiane me përhapjen e epidemisë së koronavirusit.

Pritet që KSHZ-ja gjatë ditës së nesërme të informojë edhe për verifikimin e Listës Zgjedhore, sepse afati gjithashtu përfundoi mbrëmë në mesnatë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 26 shkurti, kur filloi verifikimi në Listën zgjedhore, e deri më 10 mars, në njësitet rajonale dhe zyrat e Komisionit në vend, kontroll kanë bërë 9,084 votues. Të regjistruar në Listën zgjedhore në periudhën e njëjtë janë 233 qytetarë. Vendim për fshirje është sjellë për 47 qytetarë, ndërsa për 74 qytetarë është bërë ndryshim i të dhënave në Listën zgjedhore. Nëntë qytetarë të cilët kanë bërë verifikim ishin me vendbanim të shfuqizuar.

Nuk ka informacion sa qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes aplikacionit në ueb faqen e KSHZ-së.

KSHZ-ja pas kërkesave dhe paraqitjeve të qytetarëve është e detyruar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve prej ditës së pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Administrative në mënyrë elektronike. Për ankesën, Gjykata Administrative vendos në afat prej 24 orëve nga pranimi i ankesës.

Sipas Librit të Afateve të Zgjedhjeve, KSHZ-ja është e detyruar në afat prej pesë ditëve (16 mars ) nga dita e verifikimit publik, Listën e votuesve ta paraqesë deri te partitë politike. Palët, megjithatë, deri më 19 mars paraqesin një kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave. KSHZ-ja pas kërkesës së parashtruar vendosë me vendim brenda dy ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit të KSHZ-së, një palë politike mund të parashtrojë një ankesë në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë brenda 24 orëve nga dita e pranimit të ankesës.

Ajo që është risi është që në Listën zgjedhore nga ky vit vendosen të gjithë personat që i mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Është paraparë që MPB-ja në afat prej një dite nga përfundimi i verifikimit publik të dorëzojë listë të shtetasve të cilët kanë dorëzuar kërkesë për dhënie të letërnjoftimit të ri ose dokumentit të udhëtimit, në çfarëdo baze dhe të njëjtat i kanë ngritur nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të verifikimit publik dhe listën e personave të cilët do të mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve. KSHZ-ja të dhënat për këta persona i regjistron në Listën zgjedhore me detyrë zyrtare.

Në zgjedhje do të mund të votojnë vetëm qytetarët me letërnjoftim dhe pasaportë valide. Në të kundërtën ata nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Deri më 17 mars në KSHZ duhet të arrijnë edhe të dhënat për personat në  burgje, në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe nga MPPS për personat të cilët janë paraqitur për votim në institucionet për përkujdes jashtëfamiljar.

Listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet që kanë dalë nga verifikimi publik, e shtypur në formë të certifikatës, KSHZ-ja e mbyll më së voni deri më 23 mars. Listën zgjedhore përmbyllëse KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri më 2 prill, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. ls/sn/

 

 

Back to top button
Close
Close