0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

KSHZ: Koalicioni “Mundemi” ka fituar 46 deputetë, VMRO-DPMNE – 44, ndërsa BDI-15

Sipas rezultateve përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje, Koalicioni "Mundemi" i udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 46 deputetë, VMRO-DPMNE dhe të tjerët 44, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, Majtistët dy dhe PDSH  një mandat, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski.

Shkup, 16 korrik 2020 (MIA) – Sipas rezultateve përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje, Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 46 deputetë, VMRO-DPMNE dhe të tjerët 44, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, Majtistët dy dhe PDSH  një mandat, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski.

Nga KSHZ-ja kumtuan se në Njësinë e parë zgjedhore koalicioni “Mundemi” fitoi tetë deputetë, VMRO-DPMNE shtatë, BDI dy, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dy,  dhe E Majta një deputet. Në NJZ2, VMRO-DPMNE dhe “Mundemi” fituan nga shtatë mandate, BDI tre, ASH/A tre deputet. Në NJZ3, VMRO-DPMNE fitoi 10 deputet, “Mundemi” nëntë dhe E Majta një deputet.

“Në NJZ4 mandatet i ndanë VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’, gjegjësisht nga 10 deputetë. Në NJZ5 VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’ fituan nga tetë deputetë, BDI tre, ASH/A një deputet. Në NJZ6 BDI fitoi shtatë, ASH/A gjashtë, “Mundemi’ katër, VMRO-DPMNE dy dhe PDSH një deputet”, thonë nga KSHZ.

Derkoski pas numrit manual tërë ditën dhe krahasimit të rezultateve nga votimi me ato të vendosura në sistemin informatik të KSHZ-së në seancën e cila filloi pothuajse 24 orë pas përfundimit të votimit të djeshëm, potencoi se në këto zgjedhje kanë votuar 942.334 votues. Prej tyre 910.868 vota janë të vlefshme, ndërsa Komisioni ka grumbulluar 31.466 fletëvotime të pavlefshme.

“LSDM-ja dhe koalicioni kanë fituar 327.329 vota, apo 46 mandate, VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë fituar 315.344 vota, apo 44 mandate, BDI 104.587 vota, gjegjësisht 15 vende deputetësh, Aleanca për Shqiptarët 81.827 vota, 12 deputetë, E Majta 37.551 vota, ndërsa këto janë dy deputetë në përbërjen e re parlamentare, kurse PDSH 13.891 vota, gjegjësisht një deputet”, theksoi Derkovski.

Në NJZ1, Koalicioni LSDM fitoi 54.578 vota. gjegjësisht tetë vende deputetësh, Koalicioni VMRO-DPMNE 50.564 vota – shtatë mandate, BDI 19.672- dy, AA 14.143 – dy, E Majta 12,124 një mandat dhe PDSH 1.964.

Në NJZ2, Koalicioni LSDM 47.852, gjegjësisht shtatë mandate, Koalicioni VMRO-DPMNE 47.929 – shtatë vende deputetësh, BDI 22.078 tre, ASH 20.783 – tre, E Majta 5.896 dhe PDSH 1.821.

Në NJZ3 Koalicioni LSDM 66.853 vota – nëntë mandate, Koalicioni VMRO-DPMNE 71.551, gjegjësisht 10 vende deputetësh, BDI 3.331, AA 992, E Majta 6.939 – një mandat dhe PDSH 242 vota.

NJZ4 – Koalicioni LSDM 77.195 vota – 10 mandate, Koalicioni VMRO-DPMNE 74.478 – 10 mandate, BDI 293, ASH 213 dhe E Majta 6.836.

Në Njësinë e pestë zgjedhore, Koalicioni LSDM 56.622 vota, gjegjësisht tetë vende deputetësh, Koalicioni VMRO-DPMNE 55,159 – tetë mandate, BDI 21.745 – tre mandate, ASH 10.716 një mandat, E Majta 4715 dhe PDSH 781.

Në NJZ6  Koalicioni LSDM 24.229- katër mandate, Koalicioni VMRO-DPMNE 15.663 – dy vende deputetësh, BDI  37.468 – shtatë mandate, AA 34.450 – gjashtë, E Majta 1041 dhe PDSH 9083 – një mandat.

Tashmë 24 orë nuk punon ueb faqja e KSHZ-së, për të cilën kryetari Derkoski tha se është sulmuar prej hakerëve dhe nuk ka pasur dëme, por prolongimi i llogaritjeve është rezultat i zgjedhjeve.

Secili parashtruese i listës së kandidtaëve në procedurë për votim, mbledhje dhe konfirmimin e rezultateve nga votimi mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve të para. KSHZ e ka për obligim të vendos për ankesat në afat prej 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë të Veriut, megjithatë pas ankesës është e obliguar të sjell vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.

KSHZ mund sipas detyrës zyrtare ta miratojë apo refuzojë ankesën e parashtruar, me vendim ta anulojë votimin në ndonjë vendvotim në raste të caktuara të konfirmuara me Kodin Zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë të Veriut në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë të Veriut është e obliguar pas  ankesës të veprojë në afat të 72 orëve pas pranimit të saj. Rivotimi në vendvotimin ku është anuluar mbahet pas 14 ditë nga dita e votimit të parë. sn/

Back to top button
Close
Close