0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

KSHZ-ja do të vendosë për kërkesën e Çulevit në lidhje me vendimin për emërimin shef në SPB-Shkup

- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë duhet të vendosë për kërkesën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Nake Çulev për mendimin në lidhje me vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për shef të SPB-Shkup, që nuk ishte nënshkruar nga zëvendësministrja plotësuese në MPB, Sllavjanka Petrovska.

Shkup, 14 janar 2020 (MIA) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë duhet të vendosë për kërkesën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Nake Çulev për mendimin në lidhje me vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për shef të SPB-Shkup, që nuk ishte nënshkruar nga zëvendësministrja plotësuese në MPB, Sllavjanka Petrovska.

Sipas Çulevit, problematizimi i zgjedhjes së Stavrevskit për shef të SPB-Shkup është për shkaqe politike dhe e shpreh frikën e kritikëve nga kryerja profesionale e aktiviteteve.

Zëvendësministrja plotësuese, Sllavjanka Petrovska thotë se ajo ka vendosur që të mos e nënshkruajë vendimin për emërimin e Stavrevskit për shef të SPB-Shkup sepse për Stavrevskin kishte incizime audio prej të cilave mund të dëgjohej se ai bën presion ndaj votuesve.

Në përputhje me Ligjin për Qeveri, për vendimet e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave të tyre shtesë në qeverinë teknike nevojiten dy nënshkrime, gjegjësisht nënshkrimet e tyre varen nga njëri-tjetri.

Në rast të mospajtimit mes ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në ministritë në lidhje me atë se vallë a ka të bëjë ndonjë çështje e caktuar juridike, financiare dhe kadrovike me organizimin e zgjedhjeve, KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 24 orëve të sjellë vendim dhe ta dërgojë deri te ministria gjegjëse. Vendimi i KSHZ-së është përfundimtar.

Një javë pas zgjedhjes së qeverisë teknike filluan ndryshimet kadrovike, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos. Në MPB të premten ishin emëruar 12 udhëheqës dhe 12 zëvendës udhëheqës plotësues në sektore dhe departamente, në përputhje me nenin 44 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ministri Çulev dhe zëvendësministrja plotësuese Petrovska nuk u morën vesh për pozicionin udhëheqës në SPB-Shkup. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close