0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLink i drejtpërdrejtëMakedonija.SlajderPolitikë

KSHZ-ja caktoi renditjen e partive në fletëvotime

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 65-të në short publik ka caktuar renditjen e listave të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend.

Shkup, 19 mars 2020 (MIA) – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 65-të në short publik ka caktuar renditjen e listave të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend.

Partitë në fletëvotimet do të bartin numrat pasues:

1 – Partia Demokratike Shqiptare – PDSH

2 – Partia politike “Demokratët”

3 – LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”

4 – E Majta

5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

6 – Zëri për Maqedoninë

7 – Unioni Demokratik Qytetar – GDU

8 – Partia Konservatore Maqedonase “Integra”

9 – Bashkimi Demokratik për Integrim

10 – Partia Unioni Socialdemokrat

11 – Asnjëherë e Veriut- Vetëm Maqedoni

12 – Partia politike Moro

13 – Partia Popullore e Romëve

14 – VMRO-DPMNE, Koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë”

“Ne do t’i ndjekim ato vendime. Shpresoj që kjo do të ndodhë gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ndërmarrim hapa plotësues që do të përfundojnë disi këtë proces këtu, më pastaj të shohim se si do të zhvillohet situata dhe si do të tejkalohet situata me pandeminë, ashtu do të sillemi të gjithë ne”, deklaroi Derkovski.

Në fillim të seancës së sotme, KSHZ miratoi unanimisht listat e paraqitura të GDU-së, Integra, Partia e Punëtorëve MORO, Maqedonia e Vetme, Partisë Politike Demokratët dhe E Majta, me çka janë konfirmuar të gjitha 14 nga gjithsej 15 paraqitjet e dorëzuara. Sipas afatit, mbetet edhe një parti, “Partia Yte”, afati i së cilës skadon nesër. Pas plotësimit të të gjitha listave “Partia Yte” do të marr numrin rendor 15 në fletëvotim.

Bartës të listave të Qytetarëve – Unionit demokratë në NjZ 1 – Ana Gligorova, NjZ 2 – Esed Jusufovski, NjZ 3 – Petar Kolev, NjZ 4 – Dobre Mitrev, NjZ 5 – Daniel Jordanovski dhe nuk ka dorëzuar asnjë listë kandidatësh për NjZ 6.

Partia Integra – Partia Konservatore e Maqedonisë bartës janë në NjZ 1 – Ljupço Ristovski, NjZ 2 – Aleksandar Glavinov, NjZ 3 – Suzana Çesmaxhdiska, NjZ 4 – Vojislav Zafirovski, NjZ 5 – Nikolçe Talevski dhe NjZ 6 – Violeta Srbinovska.

Bartës të listave të Partisë politike MORO në NjZ 1 – Atanas Trajkovski, NjZ 2 – Goran Zafirovski, NjZ 3 – Svetlana Zdravkovska, NjZ 4 – Kiro Jovçevski, NjZ 5 – Zharko Grozdanovski dhe NjZ 6 – Ivan Jankulovski.

Maqedonia e Vetme – bartës janë në NjZ 1 – Biljana Çingo, NjZ 2 – Jove Kekenovski, NjZ 3 – Vangel Simev, NjZ – 4 Janko Baçev, NjZ – 5 Aco Nikolovski dhe NjZ 6 – Ljupço Stolevski.

Bartës së listës të Partisë politike Demokratët janë në NjZ 1 – Katerina Todorovska, NjZ 2 – Hristina Gashi, NjZ 3 – Zarko Kuçishki, NjZ 4 – Nikola Bujukliev, NjZ 5 – Jorgo Ognenovski dhe NjZ 6 – Izet Zejdeloviq.

Të partisë politike E Majta bartës janë në NjZ 1 – Dimitar Apasiev, NjZ 2 – Rexhep Ismail, NjZ 3 – Borislav Krmov, NjZ 4 – Branko Ristov, NjZ 5 – Jovana Mojsovska dhe NjZ – 6 Senada Ibraimova.

Kryetari i KSHZ-së njoftoi se të gjitha listat kanë qenë të kompletuara dhe të dorëzuara në kohë. bs/fab

Во живо седница на ДИК/Live seanca e KSHZ-së

Posted by Државна изборна комисија / Komisioni shtetëror i zgjedhjeve / SEC on Четврток, 19 март 2020

Back to top button
Close
Close