0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderLink i drejtpërdrejtëPolitikëVideoZgjedhje parlamentare 2020

KSHZ: 723 persona të prekur nga KOVID-19 dhe në vetizolim e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

Gjithsej 723 persona e ka shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në votimin e sotëm të personave të infektuar me KOVID-19 dhe në vetizolim, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Gjithsej 723 persona e ka shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në votimin e sotëm të personave të infektuar me KOVID-19 dhe në vetizolim, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sqaroi se ishte përcaktuar se 759 persona duhet të votojnë, dhe ndryshimi në shifrat e publikuara më parë është për faktin se ata kanë marrë vendim dhe i pranuan disa ankesa nga qytetarët.

“Faleminderit mediave dhe mesazhin e duhur që ua përcollët qytetarëve se KSHZ-ja dhe shteti siguruan votim plotësisht të sigurt për të gjithë qytetarët tanë që ishin në këtë kategori të votuesve, dhe me këtë mund të them që KSHZ-ja e ka përfunduar detyrën e saj për dy ditët e tjera të votimit kur u bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të dalin dhe të votojnë, dhe të mos shqetësohen për shëndetin e tyre sepse do të jenë sa më të sigurt në qendrat e votimit”, tha Derkovski.

Ai shprehu falënderim për të gjithë ata që morën pjesë në votimin ditën e parë të procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 sepse u zhvilluan në kushte jashtëzakonisht të vështira për organizimin dhe zbatimin e vetë aktit të votimit.

Nga votimi i sotëm dhe i nesërm, KSHZ nuk publikon rezultate, por vetëm shifrën e pjesëmarrjes.

“Nga votimi i sotëm, ne publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura në kutitë e votimit. Kështu do të jetë edhe në votimin e nesërm. Konfidencialiteti është i garantuar dhe nuk ekziston asnjë mënyrë për të hapur këto fletëvotime, e as të kontrollohet se kush për kë ka votuar. Të gjitha këto fletëvotime mbesin të mbyllura me fletëvotimet e mbetura nga votimet më 15 korrik dhe nuk do të hapen deri në fund të votimit”, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Një milion e 814 mijë e 263 qytetarë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje. Nesër do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, numri i të cilëve është 8.852, personat në 13 institucione ndëshkimore përmirësuese, 1.657 dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 azile pleqsh, 357 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Прес-конференција на ДИК

Posted by MИА.mk on Понеделник, 13 јули 2020

Back to top button
Close
Close