BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KS i KB-së për herë të parë në histori do të votojë përmes postës elektronike

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara për herë të parë në histori vendos votim përmes postës elektronike gjatë një pandemie me koronavirusin e ri.

Nju-Jork, 31 mars 2020 (MIA) – Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara për herë të parë në histori vendos votim përmes postës elektronike gjatë një pandemie me koronavirusin e ri.

Zëvendës-ambasadori rus në KB, Dmitri Poljanski, deklaroi se KS-ja nuk dëshiron të vendos votim përmes video-lidhjes sepse kjo nuk është e definuar me Kartën e KB dhe gjithashtu ka edhe probleme ligjore, sigurie dhe teknike.

Ai shtoi se Rusia ishte kundër votimit përmes lidhjes video.

Që nga 16 marsi, pothuajse të gjithë që punojnë në selinë e KB në Nju-Jork komunikojnë nga distanca, ndërsa KS nuk mban takime të drejtpërdrejta. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close