0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritSektori civilShoqëriVideo deklaratë

Kryqi i Kuq ka mbledhur 16,6 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Gjithsej 16.600.437  denarë janë mbledhur në aksionin  për ndihmë dhe mbështetje të popullatës së prekur nga tërmetet të cilat e goditën Republikën e Shqipërisë, bëri të ditur sot sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti.

Shkup, 15 janar 2020 (MIA) – Gjithsej 16.600.437  denarë janë mbledhur në aksionin  për ndihmë dhe mbështetje të popullatës së prekur nga tërmetet të cilat e goditën Republikën e Shqipërisë, bëri të ditur sot sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti.

Aksioni, siç informoi Saiti në konferencën e sotme për shtyp, zyrtarisht përfundoi më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa mjetet e mbledhura pasnesër do të transferohen në Kryqin e Kuq të Shqipërisë.

Nga mjetet e mbledhura 13.247.331 denarë janë donacione nga kompani, 2.670.900 janë dhuruar mjete nga operatorët telefonikë  dhe 238.102 denarë janë donacione nga qytetarët.

Saiti informoi se kësaj shume duhet t’i bashkëngjiten edhe dy milionë denarë nga MEPSO me të cilët kanë lidhur marrëveshje për donacion, por për shkak të pritjes së tyre për marrjen e vendimit nga Ministria e Drejtësisë ende nuk janë marrë, si dhe mjetet nga ASHMAA në lartësi prej një milion denarë.

Kryqit të Kuq shqiptar, siç theksoi Saiti, do t’i jepet afat për shpenzim të atyre mjeteve dhe do të kërkojnë raport për mjetet e shpenzuara në gjashtë muajt e ardhshëm nga shpenzimi i tyre.

Përveç mjeteve monetare, Kryqi i Kuq ka dhuruar edhe ndihmë humanitare materiale për të prekurit.

“Ky popull edhe një herë e tregoi solidaritetin dhe ambicien e vet ta ndihmojë  fqinjin, ta kuptojë fqinjin në problemin dhe në të vërtetë kushedi për të cilën herë dëshmojmë se jemi solidarë, humanë dhe dimë në një moment të vërtetë ta bëjmë hapin e duhur”, tha Saiti.

Ai thotë se me siguri mjetet do të shkojnë në drejtim për sigurimin e banimit të grupeve të caktuara, ndihmë dhe mbështetje fëmijëve, nxënësve nëpër shkolla dhe gjithçka  ndërkohë që do të vlerësohet se nevojitet.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dhe kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq.

Back to top button
Close
Close