0_Maqedoni.PortalShoqëri

Kryqi i Kuq: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për të pësuarit në tërmetet në Turqi

Kryqi i Kuq kumtoi se është në komunikim me Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë nëse nevojitet për të pësuarit pas serisë së tërmeteve, të cilat më 24 janar e goditën pjesën lindore të Turqisë, në të cilat jetën e humbën të paktën 38 persona, ndërsa mbi 1.600 janë lënduar, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material.

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Kryqi i Kuq kumtoi se është në komunikim me Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë nëse nevojitet për të pësuarit pas serisë së tërmeteve, të cilat më 24 janar e goditën pjesën lindore të Turqisë, në të cilat jetën e humbën të paktën 38 persona, ndërsa mbi 1.600 janë lënduar, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material.

Në pajtim me deklaratat e nënpresidentit të shtetit, Fuat Oktaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu, siç thuhet, tani për tani nuk është kërkuar mbështetje humanitare ndërkombëtare.

Kryqi i Kuq shpreh ngushëllime për personat e pësuar dhe familjet e tyre prej tërmeteve, qëndron në kumtesë. shk/

Back to top button
Close
Close