BotëBotë.Portal

Kryetari i Parlamentit izraelit dha dorëheqje

Kryetari i Parlamentit izraelit, Juli Edelstajn sot dha dorëheqje pas mandatit shtatë vjetësh në atë funksion, duke shmangur në atë mënyrë  ta kryejë kërkesën e Gjykatës Supreme dhe të konvokojë votim për ndërrim të tij.

Jerusalem, 25 mars 2020 (MIA) – Kryetari i Parlamentit izraelit, Juli Edelstajn sot dha dorëheqje pas mandatit shtatë vjetësh në atë funksion, duke shmangur në atë mënyrë  ta kryejë kërkesën e Gjykatës Supreme dhe të konvokojë votim për ndërrim të tij.

Edelstajn javën e kaluar i ndërpreu  aktivitetet parlamentare, duke i’u referuar  çështjeve procedurale dhe kufizimeve për tubime të mëdha  për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kundërshtarët politik, megjithatë,  e akuzuan  se e  ndërpet votimin, prejse  blloku i tij djathtist nuk arriti të fitojë  shumicë në zgjedhjet më 2 mars, me qëllim që ta mbrojë  kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nga ligji me të cilin  kufizohet  menaxhimi i tij shumëvjeçar.

Edelstajn e hodhi poshtë thirrjen e Gjykatës Supreme ta sqarojë  vonesën  gjatë konvokimit të Parlamentit izraelit, për shkak të së cilës gjykatësi kryesor i urdhëroi  të mbajë votim,  duke e akuzuar për shkatërrim të themeleve të procesit demokratik.

Në vend se ta zbatojë  vendimin e Gjykatës Supreme, ai theksoi se  nuk pajtohet në ultimatum, ndërsa më vonë edhe dha dorëheqje.

“Vendimi i Gjykatës Supreme e shkatërron  punën e Knesetit”; theksoi Edelstajn  në fjalimin e tij të fundit, duke e akuzuar gjykatën  për ” intervenim arogant dhe përzierje  në punën e pushtetit ligjdhënës”. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close