BotëBotë.Portal

Kryetari i Kuvendit iranian është i infektuar me Kovid-19

Kryetari i Kuvendit iranian Ali Larixhani është vendosur në karantinë pasi u testua pozitivisht me koronavirusin e ri.

Teheran, 2 prill 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit iranian Ali Larixhani është vendosur në karantinë pasi u testua pozitivisht me koronavirusin e ri.

Kuvendi iranian në faqen e tij të internetit kumtoi se Larixhani ishte duke u trajtuar për virusin.

Kryetari i Kuvendit është zyrtari më i lartë iranian, i infektuar me Kovid-19. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close