0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.Portal

Kryetari i Këshillit Evropian ka folur me Putinin për Navalnin dhe gjendjen në Bjellorusi

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel në bisedë telefonike i ka thënë presidentit rus Vlladimir Putin se është i shqetësuar për gjendjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni i cili po lufton për jetë në një spital në Siberi dhe për të cilin ekziston dyshim se është helmuar, deklaroi sot një zyrtar i lartë anonim i BE-së.

Bruksel, 21 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel në bisedë telefonike i ka thënë presidentit rus Vlladimir Putin se është i shqetësuar për gjendjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni i cili po lufton për jetë në një spital në Siberi dhe për të cilin ekziston dyshim se është helmuar, deklaroi sot një zyrtar i lartë anonim i BE-së.

Mishel i cili e kryeson samitin e liderëve të BE-së, tha se qëllimi i tyre ishte të përfundojë dhuna kundër protestuesve dhe qytetarëve në Bjellorusi dhe të parandalojnë që vendi të bie në kaos ekonomik ose ushtarak.

“Përvoja e Ukrainës është e rëndësishme. Askush nuk dëshiron të përsëritet ajo që ndodhi në Ukrainë. BE nuk është e interesuar për mejdan tjetër dhe kaosin që do të pasonte në Bjellorusi. Bjellorusia nuk është Ukrainë, njerëzit atje nuk kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në”, tha funksionari evropian. ls/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close