
Karakas, 14 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i komunës së Karakasit, Dario VIvas ka vdekur nga pasojat e koronavirusit të ri, ka njoftuar në Tuiter prokurori i Venezuelës, Tarek Uilijam Sab.
“Më vjen keq që u largua, miku jonë më i mirë dhe revolucionar i përkushtuar Dario Vivas me të cilin kemi luftuar në rrugët e Karakasit në vitet e 80-ta që të mbrojmë popullin tonë dhe vendin tonë”, ka shkruar Sab në Tuiter.
Miku i afërt i presidentit të Venezuleës, Nikollas Maduro, 70 vjeçari Vivas që më 19 korrik ka njoftuar se është pozitiv në Kovid-19. Ai është përfaqësuesi i parë i lartë i këtij shteti i cili ka vdekur nga pasojat e koronavirusit të ri.
Në Venezuelë me Kovid-19 janë infektuar 29.088 persona nga ku kanë vdekur 247. fab/