Tekste origjinale

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Shkup, 25 janar 2020

Më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk.

Në emrin tim personal, dhe të Aleancës për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e thella për viktimat që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Solidarizohemi me dhimbjen e banorëve të prekur nga tërmeti.

Le të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur nga kjo fatkeqësi natyrore!

Ziadin Sela
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

______________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close