Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Kryetarët e komunave Duka, Kurtovski dhe Ibraim e uruan Fitër Bajramin

Kryetarët e komunës Dibër, Mavrovë dhe Rostushë dhe të Qendrës Zhup, deri tek të gjithë besimtarët në rajon dhe më gjerë dërguan urime me rastin e festës së madhe Fitër Bajrami.

Dibër, 24 maj 2020 (MIA) – Kryetarët e komunës Dibër, Mavrovë dhe Rostushë dhe të Qendrës Zhup, deri tek të gjithë besimtarët në rajon dhe më gjerë dërguan urime me rastin e festës së madhe Fitër Bajrami.

“Pas një udhëtimi të gjatë me agjërim dhe durim, arritëm deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Fitër Bajramit është kurorëzimi i tërë asaj që e kemi kaluar në emër të Krijuesit të plotfuqishëm. Me tërë zemrën dhe shpirtin tim, ua uroj Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve të komunës Dibër dhe më gjerë. Paqi shëndet dhe paqe në familjet tuaja. Njerëzit të cilët kanë agjëruar sot shndrisin. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet e tyre”, qëndron në urimin e kryetarit të Dibrës, Hekuran Duka.

Kryetari i komunës Mavrovë-Rostushe, Medat Kurtovski dërgoi urime në emrin e tij personal dhe në emër të këshillit dhe administratës së komunës.

“Sot e festojmë njërën prej festave më të mëdha islame. Pas nesh është muaji i Ramazanit, muaji i cili ishte i përmbushur me agjërim, lutje, zikër dhe bërje të veprave të mira. Ndërsa sot është dita kur të gjithë e presim çmimin nga Allahu xh.sh. Të gjithëve ua uroj këto ditë të Bajramit dhe ju dëshiroj shëndet të mirë, lumturi, gëzim, paqe, mirëqenie, respektim dhe çdo të mirë”, qëndron në urimin e kryetarit Kurtovski,

Me dëshira që festën ta shënojnë në lumturi dhe gëzim, me ndjenja të ngrohta të cilat do ta plotësojnë shtëpinë familjare dërgoi kryetari i komunës Qendës Zhupë, Arijan Ibraim.

“Le të jetë me fat Fitër Bajrami me dëshira për shumë shëndet, fat, gëzim, mirëqenie dhe mirëkuptim mes të gjithë njerëzve në botë. Festa e Fitër Bajramit le të na japë nxitje dhe le të na sjell paqe në shpirtrat, bekim në familjet dhe fat në bashkësitë. Dëshiroj që sa më shpejtë ta tejkalojmë sfidën e quajtur Kovid-19 dhe tërësisht të kthehemi në jetë normale”, thekson në urimin e tij kryetari Ibraim. vt/fb/

Back to top button
Close
Close