BotëBotë.Portal

Kryeredaktorja e një portali filipinas dënohet për mashtrim kibernetik

Kryeredaktorja e portalit filipinas Rapler dhe ish gazetare e Si-En-En, Marija Resa përballet me dënim prej gjashtë vjet  burg, prejse gjykata e shpalli fajtore pas akuzës për shpifje.

Manila, 15 korrik 2020 (MIA) – Kryeredaktorja e portalit filipinas Rapler dhe ish gazetare e Si-En-En, Marija Resa përballet me dënim prej gjashtë vjet  burg, prejse gjykata e shpalli fajtore pas akuzës për shpifje.

Redaktorja e portalit, e cila njihet për kritikat e ashpra ndaj presidentit filipinas Rodrigo Duterte, është akuzuar për kiber-shpifje për shkak të një teksti nga viti 2012, në të cilin një biznesmen është i lidhur me kryerjen e aktiviteteve joligjore.

Resa, e cila ka edhe nënshtetësi amerikane, deklaroi se gjykimi për të është shkatërrimtar, sepse  kjo tregon që të punësuarit  në Rapler  kanë bërë gabim.

Në rastin e njëjtë gjyqësor fajtor është shpallur edhe  ish hulumtuesi dhe gazetar në portalin, Rejnaldo Santos.

“Kjo është ditë e zezë jo vetëm për pavarësinë e mediumeve të Filipineve,  por edhe për të gjithë filipinasit. Gjykimi në tërësi e vret  lirinë e shprehjes dhe mediumeve”, kumtoi  Shoqata  kombëtare e gazetarëve.

Biznesmeni Uilfredo Keng ishte  tema kryesore në një artikull të portalit në vitin 2012, ndërsa i azhurnuar në vitin 2014, në të cilin ai lidhet me  aktivitetet joligjore në bazë të informacioneve të marrura  nga raportet e shërbimeve zbuluese anonime. Ai në padinë citon se në tekst ka pasur  ” citime  të rrejshme qëllimkeqe për krim, dhe mashtrime”.

Portalit Rapler në vitin 2018 i ishte marrë leja për punë për shkak të gjoja shkeljes së dispozitave për pronësi të huaj, ndërsa në rrjedhë  është procesi gjyqësor në lidhje me shmangien e pagesës së tatimeve. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close