0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kryeministrja finlandeze Sana Marin dyshon se ka koronavirus

Kryeministrja finlandeze Sana Marin paralajmëroi se do të bëjë test për Kovid-19 për shkak simptomave të lehta të sëmundjes, transmetojnë mediat britanike.

Helsinki, 18 gusht 2020 (MIA) – Kryeministrja finlandeze Sana Marin paralajmëroi se do të bëjë test për Kovid-19 për shkak simptomave të lehta të sëmundjes, transmetojnë mediat britanike.

Marin në Tuiter ka shkruar se ka simptoma të lehta të infeksionit respirator për këtë arsye ka për qëllim të bëjë test për koronavirusin dhe të punojë nga shtëpia.

Autoritetet finlandeze, javën e kaluar për herë të parë rekomanduan mbajtjen e maskave në publik për shkak rritjes së numrit të personave të infektuar.

Sipas të dhënave më të reja nga universiteti “Xhon Hopkins”, nga fillimi i pandemisë në Finlandë janë regjistruar 7.700 raste të Kovid-19, ndërsa jetën e kanë humbur 334 persona. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close