EvropëEvropë.Portal

Kryeministrja e Finlandës është për shkurtim të orarit të punës tetë orësh

Kryeministrja finlandeze Sana Marin bëri thirrje sot për një shkurtim të orarit aktual tetëorësh të punës, duke theksuar se orari i shkurtuar i punës mund të kompensohet me rritjen e produktivitetit.

Helsinki, 24 gusht 2020 (MIA) – Kryeministrja finlandeze Sana Marin bëri thirrje sot për një shkurtim të orarit aktual tetëorësh të punës, duke theksuar se orari i shkurtuar i punës mund të kompensohet me rritjen e produktivitetit.

Marin, që e nisi idenë e për orar pune gjashtëorësh para se të bëhej kryeministre, do të duhet t’i bindë katër partitë e tjera në qeverinë e koalicionit ta hapin rrugën për shkurtim të orarit të punës, në kushte të papunësisë në rritje të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.

Marin, e cila është një nga kryeministrat më të rinj në botë, e ka udhëhequr qeverinë e qendrës së majtë finlandeze që nga dhjetori i vitit 2019, pasi një nga aleatët e koalicionit e detyroi paraardhësin e saj, Anti Rine, të japë dorëheqje.

Së bashku me Rinen, i cili e drejtoi partinë deri dje, Marin e drejtoi qeverinë duke i rritur pensionet dhe hoqi disa nga shkurtimet e shpenzimeve të qeverisë së mëparshme.

Më herët gjatë ditës, partia e saj në një debat e kundërshtoi propozimin për të eksperimentuar orarin e punës gjashtëorësh, dhe në vend të kësaj miratoi propozim për t’i shkurtuar orët ose për të vendosur më shumë fleksibilitet në jetën e punës.

Marin tha që orët e shkurtra të punës do të ishin të mundshme me rritjen e produktivitetit dhe nuk do të përplasen me financat e forta publike ose qëllimin e qeverisë për ta ngritur nivelin e punësimit nga 73.7 për qind aktual në të paktën 75 për qind.

Ajo e përsëriti se qeveria planifikon të investojë në arsim dhe synon ta bëjë Finlandën neutral ndaj karbonit deri në vitin 2035, duke bërë thirrje për investime të gjelbra për ta forcuar ekonominë. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close