0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Kryeministri Zaev në hapjen e kapacitetet prodhues për përpunimin e mishit “Podgorka” në Strugë

 Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski dhe përfaqësues të BE-së sot në Strugë e hapën fabrikën e "Podgorskës" të ndërtuar me ndihmë të mjeteve financiare evropiane. 

Strugë, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski dhe përfaqësues të BE-së sot në Strugë e hapën fabrikën e “Podgorskës” të ndërtuar me ndihmë të mjeteve financiare evropiane.

Kryeministri Zaev në fjalimin para të pranishmëve në solemnitet theksoi se ky projekt është shembull për europianizim të “Podgorskës”, një pjesë e europianizimit të Strugës, një pjesë e europianizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shfaqi bindje se brendi i kompanisë “Podgorka”, së shpejti do të njihet për përpunime cilësore të mishit, për të cilat ekziston  kërkesë e madhe.

“Biznes ideja dhe modeli i kësaj nisme ishte vlerësuar lartë dhe si rezultat i kësaj ajo tërësisht në mënyrë të merituar ka marrë mbështetje më të lartë financiare nga masa 3 e Programit IPARD 2, gjegjësisht 2,07 milionë euro. Bëhet fjalë për kompani vendore që hapi vende të reja pune, me vlerë të re të shtuar në ekonominë tonë”, tha Zaevi duke iu referuar edhe biznesmenëve të tjerë të hyjnë në investime të reja, me Qeverinë dhe institucionet si partnerë në krijimin e kushteve më të volitshme për rritje dhe zhvillim.

Kryeministri theksoi se pjesa më e madhe e prodhimeve të “Podgorkës” do të eksportohen dhe atë. më së shumti në Shqipërinë fqinje.

“Bëjmë përpjekje të mëdha në avancimin e bashkëpunimit rajonal.  Krijojmë kushte për punë 24 orëshe në kufi. me kontrolle doganore në një pikë dhe njohje reciproke të kontrolleve fitosanitare  të prodhimeve në rajon. Punohet në lëshimin e sistemit “One stop shop” në kufirin në Qafë Thanë, me ç’farë do të sigurohet transport i shpejtë i prodhimeve të  rajonit, që të mbërrijnë në tregjet në një kohë optimale, për çfarë do të ndihmojnë edhe korsitë e shpejta në kufi për kompanitë”, tha Zaevi.

Për vetë fabrikën e “Podgorskës” theksoi se maksimalisht i përdor resurset lokale dhe burimet ripërtëritëse  të energjisë, me përfshirjen e trendeve moderne për efikasitet energjetik dhe pavarësi të investimeve në pajisjen fotovoltaike për energji dhe bunarë personalë për furnizim me ujë.

“Këto dhe nisma të ngjashme dhe të guximshme të biznesit janë me rëndësi të madhe edhe për qëndrimin e të rinjve të cilët të mbështetur me masat e Qeverisë do t’i inkurajojnë të besojnë në të ardhmen e tyre këtu” tha Zaevi.

“Kapaciteti prodhues i “Podgorkës” në Strugë është me vlerë prej 4,4 milionë euro. Gjysma e mjeteve të investimit i janë kthyer investuesit, edhe atë 1,6 milionë euro nga fondet evropiane derisa 560 mijë euro janë mjete nga bashkëfinancimi kombëtar. Kompania tashmë ka 55 të punësuar, me projeksione për zgjerim të kapaciteteve në periudhën e ardhshme. Ky është projekti më i madh në vend i realizuar me mbështetjen e fondeve parainkuadruese të BE-së.

Ministri i Bujqësisë Dimkovski theskoi se investimet në kapacitetet përpunuese janë të rëndësishme jo vetëm për modernizimin e bujqësisë, por edhe për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme dhe për rritjen e eksportit të prodhimeve vendore. Ai u bëri thirrje afaristët t’i shfrytëzojnë fondet evropiane, të hyjnë në investime të reja duke theksuar se Qeveria dhe Ministria do të jenë partneri i tyre  në të gjithë procesin përmes krijimit të kushteve më të volitshme për zhvillim.

Ai paralajmëroi se pas festave të fundvitit do të publikohet thirrja për investime në mjete materiale për ekonomitë bujqësore, masë për modernizmin e fermave vendore dhe bizneseve të vogla.

Përmes thirrjeve të publikuara nga Programi IPRD 2 në vend janë lidhur 1355 marrëveshje sipas të gjitha masave, me vlerë të përgjithshme prej 31,5 milionë euro. Deri në këtë moment vendi ka shfrytëzuar dhe ka vënë në dispozicion në ekonomi 39,5 për qind nga mjetet e disponueshme nga ky program. Janë paguar 814 marrëveshje në vlerë prej 13,4 milionë euro.

 

Back to top button
Close
Close