BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kryeministri Rama të hënën në takim me kancelaren Merkel

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën (27 janar) do të ketë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. 

Tiranë, 25 janar 2020 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën (27 janar) do të ketë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte paralajmëruar takimin me kancelaren gjermane edhe në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku ai mori premtimin për mbështetjen e Italisë në konferencën e donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Rama tha gjatë një bisede joformale me ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro.

Sipas Top Çenëllit, temë tjetër e bisedimit, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së.

“Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, bën të ditur televizioni. fc/

 

Back to top button
Close
Close