BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kryeministri Rama ka kërkuar nga Kuvendi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars 2020

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars 2020.

Tiranë, 16 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars 2020.

Kërkesa është dorëzuar deri tek Kuvendi dhe për këtë sot do të diskutojë komisioni parlamentar për siguri kombëtare, me çka e njëjta me siguri do të gjejë vend në rendin e ditës në seancën parlamentare të dhomës ligjdhënëse këtë të enjte.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur pas tërmetit katastrofal që e goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit, në të cilin 51 persona e humbën jetën, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Rama dje premtoi që i gjithë procesi i rindërtimit pas tërmetit do të mbarojë në vitin 2021.

Sipas tij, banorët në fshatrat e goditur nga tërmeti katastrofal do të kenë shtëpitë e reja të tyre përgjatë vitit 2020.

Në video-mesazhin në Fejsbuk, kryeministri Rama thotë se shpreson se një pjesë e banorëve nga vendbanimet prej fshatrave Vitin e Ri 2020 do ta presin në shtëpitë e reja.

Sa i përket, banorëve në qytete shtëpitë e të cilëve gjithashtu ishin rrënuar apo dëmtuar nga tërmeti, Rama u shpreh se procesi i rindërtimit pritet të mbarojë deri në muajin qershor të vitit 2021. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close