EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kryeministri polak kërkon votim për besim të Qeverisë

Kryeministri polak Mateush Moravieski sot, papritur, ka kërkuar nga Parlamenti të votojë për besim të Qeverisë, që interpretohet si tentim për përforcim të pozicionit të partisë së tij nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) para zgjedhjeve presidenciale më 28 qershor. 

Varshavë, 4 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri polak Mateush Moravieski sot, papritur, ka kërkuar nga Parlamenti të votojë për besim të Qeverisë, që interpretohet si tentim për përforcim të pozicionit të partisë së tij nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) para zgjedhjeve presidenciale më 28 qershor.

“Nëse keni vota të mjaftueshme, na lini. Nëse jo, na lejoni të punojmë, mos na shqetësoni”, tha Mateush Moravieski në fjalimin emotiv para Dhomës së Ulët të Parlamentit, ku koalicioni i tij në pushtet ka shumicë.

Presidenti aktual Andzhej Duda, aleat i nacionalistëve në pushtet, një kohë të gjatë ishte favorit bindës. Megjithatë, anketat e paradokohshme tregojnë se rejtingu i tij po bie, veçanërisht sepse që Platforma Qytetare  e djathtë opozitare (PO) e ndërroi kandidatin e tij, dhe e theksoi prefektin liberal të Varshavës, Rafal Traskovski. ar/

 

Back to top button
Close
Close