EvropëEvropë.Portal

Kryeministri irlandez dha dorëheqje

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dha dorëheqje, por për shkak të negociatave për formim të qeverisë së re. ai do të mbetet për ta kryer funksionin.

Dablin, 21 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dha dorëheqje, por për shkak të negociatave për formim të qeverisë së re. ai do të mbetet për ta kryer funksionin.

Ai mbrëmë ia dorëzoi dorëheqjen e tij presidentit të vendit, Majkëll Higins.

Sipas Kushtetutës irlandeze, kryeministri dhe qeveria do të vazhdojnë t’i përmbushin detyrat e veta derisa nuk emërohen pasardhësit e tyre, ceket në kumtesën qeveritare.

Negociatat për përbërje të qeverisë së re, sipas të gjitha gjasave janë shumë të rënda, për shkak të paritetit në parlamentin e ri irlandez. Bilanci i fuqisë në Parlament është i tillë që së paku tre parti do të duhet të arrijnë marrëveshje për të formuar qeveri koalicioni. Në zgjedhjet të cilat u mbajtën më 8 shkurt asnjëra parti nuk tregoi rezultat bindës.

Partia e kryeministrit Varadkar “Fin Gejl” është forca e tretë politike me 35 deputetë, por ka vetëm tre më pak se e plasuara e dytë “Fin Fojl” (38) dhe dy më pak se e dyta “Shin Fejn”(37), e cila konsiderohet si krah politik i Armatës republikane irlandeze (IRA), organizatë paraushtarake që e kundërshton praninë britanike në Irlandë të veriut.

Fin Fojl dhe Fin Gejl e hodhën poshtë mundësinë për bashkëpunim me Shin Fejn, i cili, ndërkaq, filloi konsultime me partitë më të vogla majtiste me shpresë se do të formojnë koalicion më të gjerë. Por, gjasat për sukses janë të vogla.

Negociatat mund të marrin kohë dhe nëse nuk kanë sukses, do të shkaktojnë zgjedhje të reja.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2016, u nevojitën 70 ditë për t’u formuar qeveria e koalicionit në të cilën ishin të përfshirë edhe Fin Fojl dhe Fin Gejl. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close