BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për vizitë në EBA

Në prag të Konferencës Donatore ndërkombëtare, për rindërtim të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues që e goditi vendin në mëngjes më 26 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tiranë/Abu Dabi, 9 shkurt 2020 (MIA) – Në prag të Konferencës Donatore ndërkombëtare, për rindërtim të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues që e goditi vendin në mëngjes më 26 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një publikim në profilin e tij në Fejsbuk, Rama ka shkruar se ka realizuar takim me princin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zajed al Nahjan dhe postoi një video nga takimi.

“Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – me princin e Kurorës, sheikun Mohamed bin Zajed al Nahjan. Takimi enkas për Konferencën Donatore të Rindërtimit të Shqipërisë në Bruksel”, ka shkruar Rama.

Në tërmetin shkatërrues jetën e kanë humbur 51 persona, më shumë se 1.000 u lënduan, ndërsa dëmi material ishte i madh.

Sipas raportit këto ditë të prezantuar, 90 ekspertë të vendit dhe të huaj kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar material është 985.074.906 euro.

Pasi nuk mund vet të ballafaqohet me dëmet nga tërmeti, më datën 17 të këtij muaji në Bruksel do të mbahet Konferenca ndërkombëtare e Donatorëve për Rindërtim të Shqipërisë në Bruksel. bsh/

Back to top button
Close
Close