EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kryeministri i Rusisë, Medvedev jep dorëheqje (PLT)

Dmitrij Medvedev sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryeministër i Rusisë, njofton Agjencia shtetërore ruse TASS.

Moskë, 15 janar 2020 (MIA) – Dmitrij Medvedev sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryeministër i Rusisë, njofton Agjencia shtetërore ruse TASS.

Ai vendimin e ka marrë pas bisedës me presidenti rus Vlladimir Putin, i cili  propozoi funksion të ri në Këshillin për Siguri të Rusisë. Medvedevi do të emërohet në funksionin zëvendëskryetar i Këshillit rus për Siguri.

Putini ka kërkuar nga Medvedevi të vazhdojë ta kryejë funksionin e kryeministrit derisa nuk formohet Qeveria e re.

Dorëheqja  e Medvedevit dhe funksioni i ri në Këshillin rus të Sigurisë janë në të njëjtën kohë kur Putini paralajmëroi ndryshime kushtetuese.

Në fjalimin e sotëm vjetor drejtuar kombit para deputetëve në Parlamentin  Federal, Putini propozoi ndryshim të Kushtetutës që t’u mundësohet deputetëve të emërojnë kryeministër dhe anëtarë të Qeverisë. Këtë të drejtë momentalisht e ka presidenti i shtetit.

“Kjo do ta rrisë rolin e Parlamentit dhe partive parlamentare, pushtetin dhe pavarësinë e kryeministrit dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë”, theksoi Putini.

Ai theksoi edhe se presidenti duhet të ketë autorizim të emërojë përfaqësues të lartë të  mbrojtjes dhe të sigurisë.

Putini shtoi se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen në referendum.

Таг
Back to top button
Close
Close