BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pozitiv me Kovid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një publikimi në llogarinë e tij në Fejsbuk ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Kovid-19.

Prishtinë, 2 gusht 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një publikimi në llogarinë e tij në Fejsbuk ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Kovid-19.

Hoti thotë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

“Sot e kam bërë testin për Kovid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti, njofton Gazeta Ekspres.

Sot, Hoti sipas agjendës së tij ka vizituar komunën e Dragashit ku është takuar me fermerë dhe ka vizituar fabrikën “MEKA”.

Përveç kryeministrit, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë pozitiv me Kovid-19.

Gjithashtu edhe shefi i Hotit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte dalë pozitiv me koronavirus, megjithatë i pari i LDK- së ka njoftuar para pak dite se është shëruar nga virusi. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close