BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Kryeministri i FBeH: Gabuam kur konstatuam fitore ndaj koronës

Fadil Novaliq, kryeministër i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, pas një takimi urgjent me kryeministrat e kantoneve në BeH, vlerësoi se ky entitet në BeH ishte përballur mirë me pandeminë e koronavirusit në dy muaj e gjysmë e parë, një nga më të mirët është bërë një nga rajonet më të rrezikuara.

Sarajevë, 10 gusht 2020 (MIA) – Fadil Novaliq, kryeministër i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, pas një takimi urgjent me kryeministrat e kantoneve në BeH, vlerësoi se ky entitet në BeH ishte përballur mirë me pandeminë e koronavirusit në dy muaj e gjysmë e parë, një nga më të mirët është bërë një nga rajonet më të rrezikuara.

Duke sqaruar nevojën për takim urgjent, ai kumtoi se në dy muaj e gjysmë të parë në BeH kishte 1,082 të infektuar, 39 të vdekur dhe 87 raste aktive. “Pastaj përfunduam se e kemi fituar koronën, e cila doli të ishte një gabim,” tha Novaliq.

Ai tha se informacionet kanë treguar se virusi do të dobësohet gjatë verës, por kjo nuk ka ndodhur.

“Dy muaj e gjysmë pas pezullimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore – në vend 1082 kemi 8.488 të infektuar. Tetë fish më shumë. Më shumë të vdekur – 201. Raste aktive kemi 3.513. Kjo na tregon se kemi probleme”, potencon kryeministri i entitetit të FBeH. sn/

Back to top button
Close
Close