EvropëEvropë.Portal

Kryeministri i Abkhazisë e mori detyrën shef i shtetit

Kryeministri i Abkhazisë, Valerij Bganba sot e mori detyrën president i përkohshëm i vendit, pasi Raul Kaxhimba dha dorëheqje, por do të qëndrojë në krye të qeverisë, deklaroi për TASS zëdhënësi i kryeministrit.

Suhumi, 13 janar 2020 (MIA) – Kryeministri i Abkhazisë, Valerij Bganba sot e mori detyrën president i përkohshëm i vendit, pasi Raul Kaxhimba dha dorëheqje, por do të qëndrojë në krye të qeverisë, deklaroi për TASS zëdhënësi i kryeministrit.

“Përderisa i përmbush detyrimet e tij presidenciale, kryeministri Valeri Bganba do të vazhdojë ta organizojë qeverinë, të gjithë sistemin e organeve ekzekutive në përpjekje për t’i shërbyer të drejtave dhe interesave të popullatës”, tha zëdhënësi.

Dorëheqje ofroi edhe nënkryetari i Abkhazisë, Asllan Bartsits, duke i ndjekur veprimet e presidentit të shtetit, thuhet në kumtesën e postuar në ueb faqen e Haxhimbas.

“Në përputhje me Kushtetutën e Abkhazisë dhe duke e pasur parasysh faktin se presidenti i Abkhazisë, Raul Haxhimba, dha dorëheqje për shkak të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Republikën e Abkhasizë dhe për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare, unë tërhiqem nga funksioni nënkryetar”, theksoi Bartsits në deklaratën e tij. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close