EvropëEvropë.Portal

Kryeministri belg dhe disa ministri pranuan zarfe me pluhur të bardhë

- Në kabinetin e kryeministrit belg dhe në disa ministri federale sot ishin dërguar zarfe me pluhur të bardhë, bënë të ditur mediet lokale.

Bruksel, 10 janar 2020 (MIA) – Në kabinetin e kryeministrit belg dhe në disa ministri federale sot ishin dërguar zarfe me pluhur të bardhë, bënë të ditur mediet lokale.

Menjëherë ishin angazhuar ekipe të shërbimit të zjarrfikësve dhe të shërbimit për mbrojtje civile. Të punësuarit në ndërtesat ishin evakuuar, konfirmohet në kumtesë.

Në Valoni dje ishin dërguar tetë zarfe me pluhur të bardhë në adresat e pushteteve rajonale. Gjatë kontrollit të kryer të dërgesave nuk ishin zbuluar materie të rrezikshme për shëndetin. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close