BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kryemadhi: Viti 2020, viti i rezistencës përballë qeverisë kriminale

Kryetarja e partisë së tretë më të madhe politike në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Konventa partiake për Tiranën porositi se viti 2020 do të jetë viti i rezistencës kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas saj vendi është në krizë të thelle ekonomike dhe politike.

Tiranë, 5 janar 2020 (MIA) – Kryetarja e partisë së tretë më të madhe politike në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Konventa partiake për Tiranën porositi se viti 2020 do të jetë viti i rezistencës kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj vendi është në krizë të thelle ekonomike dhe politike.

“Ne jemi sot një popull i vogël i një vendi të vogël dhe i një vendi të varfër për momentin nën qeverisjen e një grupi kriminal antishqiptar, por jemi komb i madh i një vendi të pasur që gjithmonë ka gjetur forcën të ngrihet kundër diktaturës”, ka thënë Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe në pasojat nga tërmeti katastrofal që e godit vendin më 26 nëntor dhe akuzoi se “korrupsioni qeveritar i ka lënë qytetarët pa shtëpi”.

“Realiteti virtual dhe i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët nuk mund të funksionojë”, porositi ajo dhe u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen LSI-së si “fuqi politike e cila lufton për Shqipëri evropiane”.

Kryemadhi, kryeministrin Rama e akuzoi edhe për, siç tha, “sjelljen e tij të dukshme antishqiptare ndaj Kosovës”.

“Nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit te territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarrët e tij demakogjikë për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja”, akuzoi Kryemadhi.

Shtoi se nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës, nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. vt/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close