BallkanBallkan.Portal

Kryemadhi e akuzoi Ramën se ai është fajtor për viktimat, jo tërmeti

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Njuz 24” hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Tiranë, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Njuz 24” hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Ajo tha se shkaktari për 51 jetët e humbura në Durrës, Thumanë dhe Tiranë nuk ishte tërmeti, por vetë kryeministri Edi Rama. Ajo theksoi se situata ka mbërritur në këtë gjendje nga mosveprimet paraprake të qeverisë dhe instancave shtetërore.

“Të vjen Turqia të thotë do t’i ndërtoj vetë 500 shtëpi. Bashkimi Evropian thotë do ti japim 15 milionë euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh, doli vetë Presidentja e Komisionit Europian në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite, doli vetë në konferencë shtypi dhe tha do të bëjmë këtë gjë dhe do ti ndjekin vetë të gjitha hap pas hapi. Pra ky njeri që ka humbur besimin, gjithë shoqatat dhe gjithë fondacionet që kanë mbledhur para thonë do ti menaxhojmë vetë paratë dhe do ti shikojmë vetë. Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që me një farë mënyre është shkaktari i 51 viktimave, nuk është tërmeti shkaktari, është ai shkaktari i viktimave me mos ndërhyrjen e mos veprimin me dashje”, ka thënë Kryemadhi, njofton pamfleti.net. fab/

Back to top button
Close
Close