BotëBotë.Portal

Kryebashkiakja e Uashingtonit kërkon tërheqjen e Gardës Kombëtare

Kryebashkiakja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser, sot bëri thirrje për tërheqjen e njësiteve ushtarake nga kryeqendra amerikane, të cilët u dërguan nga shtete të tjera  federale, për shkak të protestave kundër brutalitetit  policor dhe racizmit.

Uashington, 4 korrik 2020 (MIA) – Kryebashkiakja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser, sot bëri thirrje për tërheqjen e njësiteve ushtarake nga kryeqendra amerikane, të cilët u dërguan nga shtete të tjera  federale, për shkak të protestave kundër brutalitetit  policor dhe racizmit.

“Ne duam që trupat të largohen nga  Uashingtoni”, tha Bouser në konferencë për shtyp.

Guvernatori i Uashingtonit Xhej Inzli para tre ditëve urdhëroi aktivizimin e Gardës Kombëtare pasi erdhi deri në vandalizëm dhe plaçkitje të dyqaneve dhe qendrave tregtare në disa qytete gjatë protestave për vdekjen e afroamerikanit Xhorx Flojd.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje deklaroi se nuk beson se do të nevojitet që trupat e armatës amerikane të angazhohen me rastin me protestave që po mbahen nëpër SHBA.

Ai paraprakisht publikoi se armata mund të angazhohet nëse shtetet nuk kanë mundësi t’i ndalojnë protestat e dhunshme. ar/

Back to top button
Close
Close