0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Kroacia sa vjen e më tepër bie nën ndikimin rus

Ditët e fundit, janë intensifikuar spekulimet në lidhje me forcimin e ndikimit rus në Kroaci dhe rrjedhimisht edhe në Bashkimin Evropian. Rusia hyri në Hungari me një këmbë falë Viktor Orban, për sjelljen e pahijshme të së cilit, Bashkimi Evropian ka më pak durim dhe detyrohet të kërkojë aleatë të rinj.

23 janar 2020

Indeks.hr

Ditët e fundit, janë intensifikuar spekulimet në lidhje me forcimin e ndikimit rus në Kroaci dhe rrjedhimisht edhe në Bashkimin Evropian. Rusia hyri në Hungari me një këmbë falë Viktor Orban, për sjelljen e pahijshme të së cilit, Bashkimi Evropian ka më pak durim dhe detyrohet të kërkojë aleatë të rinj. Rusët, natyrisht, janë gjithmonë të interesuar që të futen me të dyja këmbët në territorin e  BE-së dhe siç duket derën në Kroaci e kanë të hapur.

Ekzistojnë tre momente  kryesore përms së cilave mund të njihet forcimi i ndikimit rus në Kroaci.

 PPD hyri në Fortenova

E fundit ndodhi para disa ditëve kur PPD (Shoqëria e Parë e Gazit) bleu 6,4 për qind të aksioneve  në grupin Fortenova, trashëgimtar i Agrokor. Për PPD-në me vite u spekulua se mbi të qëndron kapitali rus dhe  nëse kjo rastësisht nuk është e saktë, rusët perms PPD-së kanë ndikim të madh ndaj  sekorit energjitik kroat. Domethënë, PPD-ja gazin e ble direkt nga Rusia dhe me ata ka nënshkruar kontrata afatgjatë, ndërsa për vetëm disa vite arriti që të ndërmarrë një pjesë të madhe të tregut kroat të gazit. Kroacia  tashmë është e varur nga gazi i PPD-së, dërsa ajo tani fuqishëm hyri edhe në një sektor shumë të rëndësishëm për prodhimin dhe tregtinë me ushqimin.

Todoriq akuzon për favorizimin e rusëve

Ish pronari i Agrokor, Fortenova aktuale, Ivica Todoriq, paralajmëron gjithashtu për ndikimin rus në sektorin e ushqimit. Javën e kaluar, ai ka shfrytëzuar rastin që në një konferencë shtypi gjatë gjithë kohës e ka akuzuar kryeministrin Andrej Plenkoviq se bashkëpunon dhe ndihmon rusët. Edhe pse Ivica Todoriq nuk është person i besuar, për shkak të problemeve të tij serioze me ligjin, pretendimet e tij se bankat ruse në Fortenovo kanë marrë në mënyrë disproporcionale një pjesë të madhe të pronësisë, duhet të merren seriozisht.

Kanë marrë më shumë sesa meritojnë?

Todoriq argumenton se rusët duhet të kishin marrë shumë herë më pak sepse borxhet ndaj furnitorëve vendas dhe bankave ishin shumë më të larta sesa ndaj rusëve. Por Todoriq gjithashtu konfirmon se Agrokor nuk kishte asnjë problem, kështu që fjalët e tij duhen marrë me pak rezervë. Sidoqoftë, është fakt që rusët kanë pushtuar zinxhirin më të madh vendas të shitjes me pakicë dhe kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të prodhimit të “Agrokor” dhe me futjen e PPD-së, ndikimi i tyre është edhe më i madh.

 Këshilltari i Gotovinës mendon se gjykimi i Sanader ishte i padrejtë

Teodor Karasik, ekspert i sigurisë në Institutin Leksington dhe ish-punonjës i tink-tenkut RAND, paralajmëron për një ngjarje të tretë të rëndësishme për përhapjen e ndikimit rus. Në një artikull për “Euronjuz”, Karasik e lidh aktgjykimin e Ivo Sanader në çështjen “Ina-MOL” me rusët. Sipas një analize të bërë nga Kai Ambos dhe bashkëpunëtorët e tij, ish gjyqtar i gjykatës së Hagës dhe më vonë këshilltar në ekipet e avokatëve të gjeneralëve Gotovina dhe Çermak, gjykimi i Sanader nuk ishte i drejtë.  Gjykimi, konfirmon ai , ishte me ndikim nga Rusia.

 Ata i besuan Jezhiqit

Ata kanë dyshime rreth besimit të plotë që i është dhënë Robert Jazhiqit, dëshmia e të cilit në gjykatat e arbitrazhit është vërtetuar se ka qenë jo e besueshme dhe se ai vetë ka interesa në sektorin rus të energjisë. Gjatë gjykimit, dëshmitarët madje pohuan se pesë milionë eurot në llogarinë e Jezhiqit nuk vinin nga MOL, por nga rusët si një shpërblim lidhur me lobimin për projektin “Druzhba Adria”. Gjykata i hodhi poshtë të gjitha këto konfirmime pothuajse pa shqyrtim dhe i besoi Jezhiqit

“Me pak fjalë, ky raport ofron prova alarmante për korrupsionin e gjyqësorit kroat nën një ndikim gjithnjë e më të fortë rus,” konkludon Kai Ambos.

 Putin e ftoi Millanoviqin në festimin e Ditës së Fitores

Qershia mbi tortë ishte telefonata që Vladimir Putini i bëri  presidentit të zgjedhur Zoran Millanoviq. Me një urim të përzemërt para inaugurimit, Putin e ftoi Milanoviqin në festimin e Ditës së Fitores në Moskë dhe ftesa të tilla nuk dërgohen kot së koti. mp/

 

Таг
Back to top button
Close
Close